Meshkujt e këtyre shenjave të zodiakut nuk e meritojnë dashurinë tuaj

Premte, 22 November 2019 13:03

GAFORRJA: Vajza nëse në jetën tuaj sapo ka hyrë një mashkull Gaforre, mos u mendoni dy herë për t’i dhënë duart. Na besoni, do t’i kurseni vetes shumë probleme. Burrat dhe djemtë e lindur në këtë shenjë janë po aq , a mos më shumë dramatikë, sa femrat Gaforre. Nuk janë kurrë të kënaqur me atë që ju bëni në lidhje, dinë vetëm të ankohen, të viktimizohen dhe mendojnë se duhet t’u shkoni gjithmonë pas fillit. Me pak fjalë, nuk meritojnë as kohën dhe dashurinë tuaj.

AKREPI: Sharmi i Akrepit nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër. Ai do përpiqet t’ju bëjë për vete me të gjitha mënyrat, duhet ta pranojmë që është një nga shenjat më karizmatike dhe joshëse të zodiakut, por vetëm më pas shfaq fytyrën e tij të vërtetë.  Mashkulli Akrep është manipulator i lindur dhe xheloz i sëmurë. I pëlqen t’i rrotullojë gjërat sipas qejfit të tij, duke të bërë të ndihesh keq sepse nuk je në lartësinë e tij. Të duhen akoma arsye për të mos i besuar?

PESHQIT: Me siguri u habitët që gjetët edhe Peshqit në mesin e shenjave që duhet të shmangni, por ja që edhe shenja më romantike e zodiakut ka anët e saj të errëta. Burrat dhe djemtë e lindur në këtë shenjë janë kokëfortë dhe fatalistë, nuk duan ta pranojnë se në lidhje ka edhe momente dobësie, por mendojnë direkt fundit. Ata do t’ju persekutojnë gjithë kohës me dyshime, pyetje të pafundme dhe presion të vazhdueshëm për të mos i lënë, kur në të vërtetë ju as që e mendoni diçka të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...