Psikologët tregojnë 4 arsyet pse nuk duhet të qëndroni miq me ish-in

Saturday, 23 November 2019 12:00

Sipas psikologëve, të qëndruarit mik me ish-in pas ndajres nuk është një ide e mirë. Pse? Për këto arsye:

Nuk mund të fikni papritur ndjenjat

Personat që mbeten miq me ish-at e tyre, zakonisht nuk duan t’i japin fund lidhjes në një mënyrë të ashpër dhe duan që të mos i shkëpusin marrëdhëniet menjëherë. Është e natyrshme të mos dëshironi të humbisni një person të rëndësishëm në jetën tuaj, por lidhja me ta pas ndarjes, do të bëjë të pamundur fshirjen e ndjenjave që keni për ta. Pasi të filloni të ndiheni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit, ato ndjenjat romantike mund të rikthehen, duke dalë në sipërfaqe edhe një herë.

Do jetë më e vështirë të vazhdoni jetën normalisht

Të qenit pranë ish-it gjatë gjithë kohë do ta bëjë më të vështirë largimin e ndjenjës nga ana juaj. Me fjalë të tjera, me siguri do të keni ndjenja të përziera që do ta bëjnë procesin e harresës më të vështirë. Pas një ndarje, njerëzve ju duhet kohë për t’u shëruar dhe për të reflektuar në një marrëdhënie dhe kjo bëhet më e vështirë nëse ish-at janë rreth e rrotull.

Ish-i juaj mund të jetë ende i dashuruar me ju

Kur një çift ndahet, zakonisht nuk është një vendim i ndërsjellë. Personi tjetër mund të kenë ndjenja dhe kjo mund të rishfaqë zjarrin në marrëdhënie, mirëpo një lidhje e konsumuar, nuk mund të ketë të ardhme. Është më mirë të mos i ushqeni shpresa të panevojshme, kur e keni ndarë mendjen që do t’i jepni fund.

Të qenit miq mund të jetë e dhimbshme

Le ta pranojmë, askush nuk i pëlqen të vëzhgojë nga rreshti i parë kur ish i tyre po gjen një dashuri të re dhe fillon një marrëdhënie të re romantike. Por nëse vendosni të mbeteni miq me personin me të cilin dikur ishit të dashur, përgatituni të merreni me këto lloj situatash që gjithmonë do të jenë të vështira dhe të dhimbshme për t’u parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...