Fjodora Fjora: Do doja të fshija lajmet për djalin tim

Diel, 23 February 2020 16:06

Këtë të shtunë e ftuar në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar Fjodora Fjora.

Fjodora ka zgjedhur për herë të parë të marrë me vete djalin e saj, Teon, në intervistën e zhvilluar me autoren dhe moderatoren e programit, Dojna Mema.

Gjatë bisedës, Dojna e ka pyetur Fjodorën se cila është një gjë që do të donte të fshinte nga Google dhe përgjigja në fakt lidhej pikërisht me të voglin e saj.

Unë mendoj që tani nuk kemi arsye pse të diskutojmë arsyen apo mënyrën si Teo u bë djali im. Kanë kaluar 6 vite, ai po rritet. Në asnjë moment të jetës së vet Teo nuk ka patur diçka që i është mbajtur i fshehur, unë kam qenë shumë e hapur. Ai e di që fati im i madh ishte që ta gjeja në një shtëpi të madhe e të bukur plot me fëmijë dhe të kisha fatin që Teo të bëhej pjesë e jetës sime. Në çdo moment është i informuar për mënyrën si është rritur dhe për dashurinë e madhe që kam përjetuar që në momentin e parë. Kështu që e vetmja gjë që do të doja, të ishte e mundur të shmangej sa më shumë viktimizimi me titujt se portalet janë shtuar aq shumë dhe nuk e kuptojnë që ndoshta e bëjnë për audiencë, por në fund të ditës kjo cënon njerëz. Sado të kërkosh ti do marrësh vetëm një titull pas dhe njeriu thotë ore s’paska patur një gjë më të rëndësishme se sa ky titulli. Pra këta njerëz pse do merren me atë që ka ndodhur para 6 vitesh, ç’rëndësi ka sesi një fëmijë ka ardhur në jetë!”- ka thënë ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...