Larissa Gomez flet për Harvey Weinstein, ‘E lumtur për dënimin e tij’

E mërkurë, 26 February 2020 17:39

Fill pas denimit të Harvey Weinstein për përdhunim, Larissa Gomez – shkrimtare, aktore dhe producente – një nga viktimat e dhunës së Harvey Weinstein, shkroi:

“Harvey Weinstein u dënua për përdhunim. Ndihem kaq mirë kur shkruaj këto fjalë. Harvey Weinstein u dënua për përdhunim. Harvey Weinstein është një përdhunues i dënuar. Si një nga të mbijetuarat e tij, ndihem plotësisht e lumtur. Por gjithë kjo nuk erdhi pa vështirësi.

 

Në vitin 2017, unë ndava historinë time me Harvey-n. Nuk ishte një vendim i lehtë. Ka pasur shumë reagime kundrejt nesh.

Sidoqoftë, e dija që kishte ardhur koha të mos heshtja më dhe duhej ta ekspozoja Harvey-n si grabitqar, ashtu siç ishte. Unë u bashkova me dhjetëra gra që përshkruanin si ai përdorte pushtetin për t’i detyruar ato të heshtnin. Duke vepruar ashtu, ai na izoloi dhe na bëri të ndihemi sikur ishim të vetme, pa një sistem mbrojtës.Por përmes nismës sonë të unifikuar, filluam të ndryshoim kulturën për burrat e fuqishëm. Filluam të ndryshojmë historinë.

Teksa shumë gra folën publikisht për dhunën seksuale dhe sjelljen e tij, ai u dëbua nga Akademia dhe Producer’s Guild. Ai u dëbua nga të njëjtat institucione ku dikur sundonte. Ishte e qartë që lëvizja kishte filluar. Gjithë ç’ndodhi më onë ishte efekti domino. Si një e mbijetuar e Harvey Weinstein, mendoj se gjykimi i tij në Nju jork ishte një simbol. Dënimi i tj është fitore që shërben si një moment i rëndësishëm për të nxitur një botë më të sigurt. Ndryshimet kanë nisur. Zërat kolektivë të shumë grave hodhën themelet e një kulture të re. Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie, ku një grua nuk ndihet në turp kur dëshmon përdhunimin. Ne duhet që të mos fajësojmë më gratë për veprimet e përdhunuesve. Ne duhet të rishikojmë ligjet që më shumë mbrojnë grabitqarët sesa gratë. Brezat e ardhshëm nuk kanë pse të trashëgojnë institucione ku mbrohen burrat si Harvey Weinstein dhe kam shpresë që kështu do të ndodhë. Fëmijët tanë po shohin çfarë po ndodh dhe ata po mësohen të ngrejnë zërin. Ata janë të vetëdijshëm për padrejtësitë. Nisur nga rasti i Harvey-t, shpresoj që ata të kuptojnë se nuk duhet të heshtin kurrë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...