Ad imageAd image

Prania e miqve në punë, çelësi për suksesin tuaj

1 min lexim

Të paturit miq në punë rrit 7 herë angazhimin tuaj. Të paktën në këtë përfundim ka dalë websit-i “Comparably”, nga një studim që ka kryer në më shumë se 33 mijë punonjës të fushës së teknologjisë.

 

“Një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të keni në vendin e punës është një marrëdhënie e ngushtë”,- thotë Jason Nazar, CEO i kompanisë për “CNBC Make it”.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Shpesh burimi kryesor i stresit në punë është drejtuesi, një bashkëpunëtor apo presionet e përditshme”.

 

60% e femrave dhe 56% e meshkujve e kanë një mik të ngushtë në punë.

 

“Fakti që më shumë se gjysma e punonjësve të intervistuar kanë një mik të ngushtë në punë është një shenjë e mirë”, – shton Nazar.

 

“Të pasurit e dikujt në kohë të mira dhe të këqija pranë është diçka e paçmuar”.

 

Komunikimi me njerëzit përmirëson humorin dhe ngre moralin tuaj, miqësitë janë burim i forcës emocionale dhe psikologjike për të përballuar çdo gjë që ndesheni, – nëse bëhet fjalë për një mundësi emocionuese, një sfidë apo një krizë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull