Propaganda e Lali Erit… edhe Gebells-i do ta kishte zili

Tuesday, 10 Prill 2018 10:48

Që në 2015 kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, Ai sposton skela e shkep pllaka, gërmon e shtron e sërish, e gërmon sërish...

E gjitha kjo pse?? Për të dhënë imazhin se "Ky Punon"…

Dhe fatkeqësisht ka ende shumë nga ata që mendojnë se ai punon. Po, po! Po me se?

Me asgjë tjetër veç se me paratë e taksave tona që për hir të së vërtetës janë shtuar disa fish dhe disa herë që kur Lali na erdhi në krye të bashkisë më të rëndësishme të vendit.

Por jo vetëm ka nga ata që mendojnë se Lali “punon”, por edhe vetë ai ka nisur ta besojë këtë për vete… dhe puna e vetme është të shesë imazh dhe propagandë.

Ti bëjë tualet një qyteti që degradon dita-ditës, të ribëjë punë të bëra një herë. Të shtrojë rrugë mbi ato që ishin asfaltuar, të prishë aty ku nuk duhet.

Të mbiellë ato që nuk duhen mbiellë dhe hop edhe fotografia e radhës, si për të thënë “uaaa sa punë paskam bërë???”.

Po mirë. Edhe ju që mendoni se Lali punon, vazhdoni kështu… se Lali atë do (të mendoni si ai do të donte që ju të mendonit)!/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 13:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...