DITA E PAVARËSISË SË POLONISË/RIPAVARËSIMI I POLONISË -PËRMES SOLIDARNOST- DREJT SOVRANITETIT

E mërkurë, 11 November 2020 12:19

DITA E PAVARËSISË SË POLONISË

RIPAVARËSIMI I POLONISË -PËRMES SOLIDARNOST- DREJT SOVRANITETIT


Nga KAROL BACHURA
​Ambasador
Sindikatat e pavarura vetëqeverisëse punëtore Solidarnost lindën 40 vjet më parë në qytetin e Gdanjskut. Ato ishin sindikatatat e para të pavarura në një vend të Traktatit të Varshavës të njohura nga strukturat shtetërore. Në shtator 1981 numri i anëtarëve të Solidarnost arrinte në 10 mln, çka përbënte pothuaj 1/3 e gjithë popullsisë së vendit. Pranohet gjerësisht që Solidarnost ka luajtur rol kyç në dhënien fund të qeverive komuniste në Poloni dhe në rifitimin e sovranitetit të plotë të shtetit. 11 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Polonisë, shënon ringjalljen e vendit në vitin 1918 pas 123 vjetësh mosekzistencë në hartën e Evropës. Dhe Solidarnost shtroi rrugën për një tjetër ringjallje, kësaj here për të tejhedhur prangat e komunizmit dhe fituar sovranitetin e plotë.
Me veprimtari në ilegalitet, sindikatat Solidarnost jo vetëm që mbijetuan, por edhe e detyruan qeverinë komuniste të hynte në bisedime me opozitën, çka prodhoi marrëveshjen për zgjedhje të përgjithshme parlamentare më 4 qershor 1989, të cilat u kurorëzuan me fitore dërrmuese të opozitës antikomuniste. Ky triumf i Solidarnost-it u dha udhë zhvillimeve të ngjashme edhe në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore deri në rrëzimin e Murit të Berlinit.

Lëvizja Solidarnost ishte ngjarje e paprecedentë jo vetëm në Republikën Popullore të Polonisë, në shtetin satelit të BRSS të qeverisur praktikisht nga regjimi komunist njëpartiak, por edhe në gjithë Bllokun Lindor. Ajo prodhoi një reaksion zinxhir në të gjitha shtetet vasale të Bashkimit Sovjetik me përhapjen e idealeve dhe lëvizjeve antikomuniste në vendet e Bllokut Lindor, duke dobësuar qeveritë komuniste në vendet respektive për të ardhur në fund në përgatitjen e revolucioneve pothuaj tërërisht paqësore antikomuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore, të njohura si revolucionet e vitit 1989; më 4 qershor- zgjedhjet parlamentare në Poloni; 27 qershor prerja simbolike e telava me gjemba në kufirin austriako-hungarez nga kryetarët e të dyja qeverive; 9 nëntor shpallja e hapjes së kufirit mes RDGJ dhe RFGJ, pagëzuar me rënien e Murit të Berlinit; 17 nëntor fillimi i revolucionit të kadifenjtë në Çekosllovaki deri tek shpërbërja përfundimtare e vetë Bashkimit Sovjetik në fillimin e viteve ‘90.

Fenomeni Solidarnost, njëlloj si shumë lëvizje të tjera revolucionare dhe lirikërkuese polake në periudhën e mosekzistencës së Polonisë në hartat e Evropës në vitet 1795-1918 buronte nga motoja në shpirtin polak „Për lirinë tonë dhe tuajën”.

Kjo pjesë e historisë polake do të jetë më e nënvizuar për publikun shqiptar jo vetëm falë kësaj lëvizjeje, por edhe nëpërmjet botimit më të ri të dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar me titull Nga Adriatiku në Balltik.-udhëkryqe shqiptaro-polake, ku lexuesi do të gjejë fakte pak të njohura të gjurmëve polake edhe në kryengritjen shqiptare për liri në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbe. Duke qenë se në të flitet edhe për prezencën shkrimore të historisë, kulturës dhe letërsisë polake, mund të shtoj se falë përkthimeve të Astrit Beqirajt dhe Edlira Llohës lexuesi shqiptar do të plotësojë pesëshen e Nobelistëve polakë në letërsi-Sienkiewicz (1905), Reymont (1924), Milosz (1980), Szymborska (1996), Tokarczuk (2018). Promovimi i historisë dhe kulturës polake, përmes letërsisë, është evidentuar në shtator 2020 nga Ministri polak i Punëve të Jashtme, zoti Zbigniew Rau, i cili ka nderuar me medaljen Bene Merito përkthyesin Astrit Beqiraj.

Besoj fort që veçanërisht në kohët e COVID-19, frymëzuar, veç të tjerash edhe nga përvoja polake të viteve ‘80, fryma solidare merr kuptim edhe më të madh si në të shprehur, ashtu edhe në veprim. „Unin egocentrik ta zhvendosim në shumësin plot empati „ne”. Gjithsesi do të donim shumë që frymën dhe termin Solidarnost ta bëjmë pjesë të panoramës së kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë. Në kujtim të fjalëve të udhëheqësit të parë të lëvizjes Solidarnost, Lech Walesa, me të cilat si president i Polonisë fjalimin e tij në kongresin amerikan më 15 nëntor 1989 e nisi me një citat nga Kushtetat amerikane „Ne, Populli. (…)”.

Modifikuar më E mërkurë, 11 November 2020 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...