11 nëntor 1944, “çlirimi heroik” i Elbasanit, pasi ishin larguar gjermanët

E Enjte, 12 November 2020 15:21

 

Më 3 tetor 1944 komanda e trupave gjermane të juglindjes lëshoi urdhrin e zbrazjes së gjithë forcave të saj nga gjithë Shqipëria e jugut. Kjo ushtri ishte e përqendruar në disa qytete dhe u largua sipas një plani që vetë kishte hartuar. Datat imagjinare të çlirimeve nuk janë veçse falsifikime historike, pjesë e agjitacionit figurativ komunist, në të cilat nuk gjen asnjë të vërtetë. Ngjarja e “çlirimit” të Elbasanit, i atribuohet forcave të Brigadës së 15 komuniste. po le të shohim faktit. Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme”, Tiranë 1972, botim i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, Tiranë 1972, botimi i dytë, faqe 438-439, thuhet se hitleranët kishin grumbulluar në qytet forca të shumta, duke dhënë përshtypjen se nuk donin të largonin dhe do ta mbanin Elbasanin me zor.

Në doni t’i bini shkurt këtyre gjërave, pyetjeve, pyesni ku u luftua dhe sa u vranë në betejën imagjinare, sepse “çlirimit” të Elbasanit, i mungojnë dy elementë: lufta dhe të vrarët. Libri në fjalë nuk jep asnjë detaj beteje, por thotë se ishin vrarë 30 gjermanë dhe asnjë partizan (në ndihmë vijnë gjermanët e vrarë midis Librazhdit dhe Polisit). Po ashtu në listën e 48 dëshmorëve të Brigadës së 15, nuk gjen asnjë të vrarë në datën 11 nëntor 1944, kur pretendohet se qenka bërë luftë e qenka “çliruar” Elbasani. Me keq akoma, në këtë listë gjen plot të vrarë aksidentalë jo në kushte lufte, por nga shkelja e ndonjë mine, apo godina e ndonjë por dhe në largësi. Për të mësuar më shumë informacion iu drejtova historikëve të brigadës në fjalë, siç janë ruajtur nga Arkivi i PPSH-së që ndodhet sot në AQSH. Asnjë fjalë këtu për ndonjë beteje apo front lufte. Detaje nga lufta në Polis apo Xibrakë, por pjesa e qytetit, thuajse asgjë. Në historikun e batalioneve 2 dhe 4 dhe Brigadës së 15, shkruhet:

“Më datën 11.11.1944 tri skuadra të kompanisë 4 kalojnë Shkumbinin dhe hyjnë në kazermat e Xibrakës, të cilat armiku i zbrazi para një ore...Po këtë kohë, batalioni i 1-rë dhe i 2-të sulmuan Elbasanin ditën dhe çliruan qytetin. Populli i qytetit i përqafoi partizanët që e çliruan nga zgjedha e okupatorit e tradhtarëve”.Mirëpo në historikun e veçantë të Batalionit të 2-të të Brigadës së 15, thuhet se parakalimi në qytet është bërë më 20.11.1944.

Në kujtimet e Ahmet Daklit, thuhet qysh më 1.11.1944 gjermanët e kishin zbrazur krejt qytetin dhe ishin përqendruar në një vend te shkolla e vajzave. Më 9.11.1944 vjen nga Manastiri një fuqi e madhe gjermane, e cila u vendos në pjesën e poshtme të qytetit. Kur fuqia po bëhej gati për largim, goditet nga aviacioni britanik. Ora 14.00 e të shtunës së datës 11.11.1944 gjermanët nisën përgatitjet për largimin përfundimtar. Ora 16.00 ky organizim përfundoi dhe në orën 17.00 prapavija gjermane hodhi në erë urën e Zaranikës. “Mund të thuhet se ushtria gjermane nuk u soll aq keq këtu, sa pritej”-shkruan Ahmet Dakli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...