Sali Berisha: Nëse Vuçiç kërkon luftë, rajoni do e bëjë zap

E Enjte, 12 November 2020 22:35

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Çim Peka LIVE’ ka folur mbrëmjen e sotme në SYRI TV në lidhje me deklaratën publike të Aleksandër Vuçiç se nëse nuk gjendjet zgjidhje me Kosovën, vendet mund të shkojnë në luftë. Vuçiç mori shembull luftën në Nargoni-Karabak, duke nënkuptuar për Serbinë dhe Kosovën.
Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, ish-kryeministri është shprehur se Serbia ka humbur çdo luftë. Ai është shprehur se nëse Serbia kërënon me luftë, Rajoni ka të drejtë ta bëjë zap në çdo drejtim.

‘Kosova duhet të forcojë mbrojtjen e saj. Kosova nuk do luftë, luftën e përmendi ai në Beograd. Po i them këtij millosheviçit në miniaturë, se vendi yt nuk ka fituar asnjë luftë. Nëse ka një vend në Europë që ka humbur çdo luftë, ai vend quhet Serbi.
Po ndërmore një aventurë tjetër, do të vesh në lojë ekzistencën e atij vendi. Ai kërcënon me këtë fjalë Kroacinë, Bosnjen, Malin e Zi. Ai sot ka nxjerrë fytyrën e vërtetë, se është i rrezikshëm për Rajonin, ashtu siç ka qenë babai i tij.

Rama? Çfarë do të thotë. Ai pret tekstin nga Beogradi për të folur. Meqenëse argati i tij është në Hagë, ai e di se me këta që janë në krye të Kosovës, nuk ka pazare.

Udhëheqja politike e Kosovës sot është tjetër. Kryeministri aktual e udhëhoqi procesin në mënyrën më dinjitoze dhe bazuar në Kushtetutën e Vendit. Albin Kurti besoj se ka teza të qarta në këtë çështje. Ramush Haradinaj, i ka bërë të ditur tezat e tij me kohë.

Kjo është një zile që duhet të zgjojë dhe të bëjë të vetëdijshëm shqiptarët se Serbia është e aftë të fillojë çdo luftë, por i duhet rezervuar lufta finale, humbja e saj.

Nëse Serbia kërcënon me luftë, Rajoni ka të drejtë ta bëjë zap në çdo drejtim’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI TV.

Modifikuar më Premte, 13 November 2020 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...