Komisioni i Kalit të Trojës është shërbim ndaj Beogradit.

Saturday, 14 November 2020 13:10

Pa asnjë ekuivok në tetë vitet e qeverisjes së sektit të rilindjes ,Serbisë i është bërë shërbimi më i madh dhe Kosovës dëmi më i madh . Faktet flasin vet, që nga skenari i famshëm i Rusisë dhe Serbisë për shkëmbimin e territoreve dhe deri tek heshtja për deklaratën për luftë të mikut të Ramës, Vuçic.
Kanalet diplomatike dhe shërbimet e inteligjencës që merren me kte çështje e dinë shumë mir qe plani për copetimin e Kosovës nën petkun e shërbimeve të territoreve është një plan i Rusisë dalë nga tryeza e ministrit të jashtëm të saj Sergej Lavrov.

Serbia pa dyshim që e përqafoi me entuziazëm siç do të përqafonte çdo plan që cënonte sovranitetin tokesor të Kosovës.
Por më me zell punuan çiraket e Serbisë në Tiranë e Prishtinë . Asnjëherë ndonjë kryeministër shqiptar apo politikan shqiptar nuk ka treguar kurrë kaq shume arrogancë e dashakeqesi si ndaj Kosovës ,liderve të saj.

Rama dhe sot e kesaj ditë hesht për deklaratën për luftë të Vuçic edhe pse ka folur Nato e Bashkimi Europian ,por ndërkoh nuk vonoi për një iniciativë të turpshme siç eshte ajo e komisionit të këtij parlamenti sharlatanesh për një çështje që njollos UÇK dhe faktorin shqiptar në Ballkan ; raportin e Dick Marty.

Por nacionalizmi i rremë është streha e maskarenjve.Kete strehë ka gjetur sekti i rilindjes dhe kllounet e parlamentit dhe nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën . Ai thjesht është shërbimi i rradhës ndaj Beogradit dhe tradhëtia tjeter kombetare.

Modifikuar më Diel, 15 November 2020 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...