Hapësira imunitare, si nacionalizmi,është streha e fundit e maskarenjve.

Saturday, 14 November 2020 16:48

Sot ,kryetari i sektit të rilindjes meqë i ka shpallur luftë të gjithëve ,Kosovës ,opozitës,presidentit ,ka nisur dhe njëherë propagandën famëkeqe për t'u mbushur mendjen njerëzve se të gjithë nuk bëjnë,ky është "me i miri".
Lufta që i ka shpallur opozitës kalon çdo kufi të mundshme arrogance dhe banaliteti ,ndërsa me presidentin nuk e ka aq të thjeshtë, me gjithë banalitetin që e karakterizon Ramën.

Ilir Meta e njeh mirë por sot nga Vlora është munduar ti mbushi mendjen njerëzve pse duhet t'a votojnë për se treti dhe një shaka pa kripë ishte ajo puna e aeroportit të Vlorës .
Sigurisht aeroporti është në 3D dhe vlonjatët t'a shikojnë me dylbi aeroportin se deri tani kanë varferim e krim, drogë e vrasje ,krim të organizuar, shkarkim drejtoresh të kadastes dhe pronat e tyre të bëra përshesh nga rilindasit. Pastaj mund të flasim për aeroportin. Ndonjë punë ,por tani për tani do meremi me banalitetin dhe sulmin ndaj presidentit.

Nuk e kaperdin dot shpjegimin dhe raportin i cili gjendet aty ku duhet për atë marifetin e fundit të ligjit për metrologjisë . Ky vet dhe të gjithë hajdutët dhe sharlatanet që ka mbledhur në qeveri e parlament duke ngritur vjedhjen dhe korrupsionin në sistem parlamentar. Tashmë,i godet fort në trurin e lodhur gongu i presidentit për korrupsionin legjislativ. Mjeranet që ka rreth e qark dhe kllounet që ka në parlament e dinë mirë po sa ky vetë ,se mandati i tretë nuk kërkohet për punë ,kërkohet për atë hapësirën imune që tha presidenti .
Siç përdor nacionalizmin e rremë si strehë për tradhëtinë ndaj Kosovës ashtu edhe mandati tretë si nacionalizmi i rremë duan t'a kthejnë në strehën e fundit të maskarenjve.

Modifikuar më Diel, 15 November 2020 15:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...