Akuzat e Ramës ndaj Bashës/ Ish-kryeprokurori i EULEX: Të pavërteta! Asnjë lidhje me raportin

Saturday, 14 November 2020 22:23

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përfshirë nga një valë akuzash nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton lidhur me akuzat e Gjykatës Speciale mbi ish-krerët e UÇK-së dhe rolit të tij si përkthyes pranë UNMIK asokohe.

Por sipas ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Williamson, gjatë një interviste ekskluzive për RTV Ora dhe gazetaren Besmira Pelushaj, se akuzat ndaj liderit të opozitës në Shqipëri Lulzim si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Besmira Pelushaj: Zoti Williamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni se janë akuza politike për liderin e opozitës?

 

John Clint Williamson: Po. Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri ama sugjerimet se z. Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pa vërteta. Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor.

Kur ato akuza mu sollën nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty.

Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së Michael Shiner dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen.

Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Lulzim Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Cili ishte roli i zotit Basha në hartimin e raportit tuaj përfundimtar për këtë çështje?

John Clint Williamson: Në 2014, ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë raport, aspak. Unë po kthehem pas në kohë në periudhën kur ai punonte në UNMIK në 2002. Ai nuk kishte asnjë rol në hetim gjatë asaj kohe. Nga viti 2011 deri në 2014 ai ishte një funksionar i qeverisë shqiptare.

Ne nuk kemi komunikuar fare me qeverinë shqiptare në lidhje me ecurinë e hetimit. Pra ai nuk kishte asnjë rol si gjatë kohës që ka punuar në UNMIK dhe as kur ishte kreu i Bashkisë së Tiranës. Pra ai nuk ka pasur asnjë rol në asnjë periudhë kohore kur unë po merresha me këtë çështje.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Dua t’ju pyes edhe njëherë për zotin Basha, sepse dua ta sqarojmë edhe për publikun. Përpara 2014, a ju ka ndihmuar zoti Basha për hetimin tuaj?

John Clint Williamson: Jo. Ai nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në hetim. Pas vitit 2011 ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Kur kam qenë në Tiranë jam takuar me të, kemi ngrënë darkë, por si miq, si ish kolegë. Ai nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në asnjë rol në atë kohë dhe nuk kas pasur fare lidhje me atë që ne po bënim, pra në lidhje me hetimin.

Ai nuk ishte i përfshirë as si ministër i Jashtëm, as në ndonjë rol gjyqësor. Edhe kur ishte në UNMIK, ai nuk ka qenë i përfshirë.

Jo, sepse unë nuk kisha besim tek ai, por sepse unë nuk doja ta vendosja në një pozicion të vështirë me hetimin. Ai punonte me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe me zyrtarë të qeverisë e Kosovës, ndaj nuk do ta ngarkoja me ndonjë detyrë pavarësisht nëse ishte kosovar, shqiptar apo serb. Kjo ishte një praktikë normale e asaj kohe dhe që unë e kam zbatuar gjatë gjithë kohës.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Po, por në Shqipëri zoti Basha akuzohet se ka fshehur disa videofilmime të krimeve në Kosovë. Keni dijeni për këto akuza?

John Clint Williamson: Nuk i kam parë këto akuza. Është hera e parë që e dëgjoj. E kam shumë të vështirë të besoj diçka të tillë.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Bëhet fjalë për masakrën e Krushës, nëse mund t’ju ndihmoj?

John Clint Williamson: Me masakrën e Krushës. Kjo është hera e parë që e dëgjoj. Këto çështje janë hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare kur unë isha aty dhe masakra e Krushës është e përfshirë në aktakuzën që unë ngrita ndaj Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999 dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të Serbisë. Këto krime janë hetuar në hollësi. Kjo është hera e parë që dëgjoj për ndonjë akuzë që për shembull diçka është fshehur në lidhje me këtë çështje.

Modifikuar më Diel, 15 November 2020 15:24

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...