100 maskat e PS: cilës PS t’i besojmë?!

Tuesday, 17 November 2020 15:29

 

Nga Jonila Godole.

Partisë Socialiste, që miratoi pak javë më parë, rezolutën e antisemitizmit që sipas Ruçit, është përgjegjësi para qytetërimit për të gjitha kombet që aspirojnë demokracinë, pluralizmin” - apo Partisë Socialiste që këtej bën gjasme ligje për hapje dosjesh dhe andej ngre kartonët për mbyllje dhe censurë të veprimtarisë studimore të një institucioni publik për zbardhjen e krimeve të komunizmit?!

Partisë Socialiste, që një çmim ndërkombëtar për “Shtëpinë me gjethe” e përvetëson si kontributin e vet në fushën e përkujtimit të krimeve të komunizmit, ndërkohë që lë të rrënohen vendet e mirëfillta të vuajtjes dhe krimit si Spaçi, Tepelena, Qaf’ Bari ose i përdor si dekor për fjalimet propaganduese para trupës ndërkombëtare - apo Partisë Socialiste, që flet në Parlament përmes përfaqësuesve të saj më të lartë për balliste e legalistë “të lodhur” dhe për komunistë në anën e duhur të historisë?!
Partisë Socialiste, që jep viston për ndërtimin e çdo monumenti për cilindo shtet a shoqatë dhe hesht për nderimin e viktimave të diktaturës së ish-Partisë mëmë - apo Partisë Socialiste që e përdor kauzën e ish-të përndjekurve politikë, madje edhe ata vetë sa herë i lypsen, ndërkohe që lejon (apo promovon) enveristët të ndotin hapësirën publike me portrete të dishepullit të tyre, që mbrohen me ushtarë e policë, ndërsa marshojnë në tapetin e kuq?!
17 nëntor 2020: Enveristë, veteranë, politikanë, gardistë, bashkohuni!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...