Tritan Shehu: Rama, përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë

Diel, 22 November 2020 19:44

 

Ish-deputeti, mjek në profesion, Tritan Shehu ka komentuar situatën me pandeminë në vendin tonë. Shehu thotë se kryeministri është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë.

“Realisht, problemet e mëdha të sistemit shëndetësor zgjidhen me politika shëndetësore. Pa dyshim kërkojnë menaxhim, politika shëndetësore adekuate, mbi të gjitha kur kemi përballë epidemira kaq të rënda siç është kjo e kësaj here. Efektet dhe problemet e mëdhaja që ka sot sistemi shëndetësor me përballjen me këtë pandemi, pasoja të cilat bien mbi qytetarët, mbi shëndetin e qytetarëve, mbi jetën e qytetarëve, nuk lidhen me probleme teknike, nuk lidhen me mjekët, as me personelin, të cilët po bëjnë një punë heroike do të thoja për të përballuar një situatë kaq të vështirë, por lidhen dhe janë krejtësisht shkak i keqmenaxhimit të kësaj situate, që nga muaji shkurt, nga kjo qeveri. Janë pasojë e aventurizmave të saj. Janë pasojë e përdorimit të kësaj periudhe krejtësisht për propagandë dhe për të terrorizuar njerëzit në momente të caktuara nga kjo qeveri, nga ky kryeministër që muaj përpara fliste për mijëra të vdekur, për male me arkivole, për varre pa emra dhe pastaj nxjerr tanket në rrugë“,- deklaroi Tritan Shehu.

Modifikuar më Hënë, 23 November 2020 09:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...