Mediat gjermane: Rama fajëson BE-në pse Shqipëria nuk ka vaksina

Hënë, 28 December 2020 17:10

 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pasi vizitoi SHBA-në më shumë në një tur turistik blerjesh, u tha shqiptarëve se nuk ka vaksina kundër koronavirusit.

Ai tha se ato janë blerë nga vendet e tjera. Teksa në vendet fqinje të Shqipërisë ka nisur dhe do të nisë brenda 24 orësh procesi i vaksinimit, Edi Rama e gjeti ‘fajtorin’ se përse nuk kemi vaksin.
Rama tha se fajin e ka Bashkimi Europian
Tanimë dihet që kryeministri Edi Rama nuk mban mbi vete asnjë përgjegjësi për asgje dhe vetëm gjen fajtorë. Por fakti që ai po akuzon BE-në për mungesën e vaksinës, në kohën kur Serbia e ka nisur vaksinimin, bie shumë në sy.

 

Edhe portali gjerman, NeX24, shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka fajësuar BE-nëse përse vendi i tij nuk ka as vaksina dhe as një plan konkret për vaksinimin.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka fajësuar Bashkimin Europian për faktin se Shqipëria nuk ka një vaksinë Covid-19 dhe as një afat kohor se kur do e marrë atë,” shkruan portali gjerman.

“Kryeministri tha se është në komunikim të vazhdueshëm me tri kompanitë kryesore të vaksinave perëndimore- Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna- por shtoi se kërkesa e madhe globale dhe ndalimi që i ka bërë qeveria amerikane eksportit të vaksinave e bën shumë të vështirë situatën. Rama tregoi se do të mbështetet te lidhjet e tij personale dhe te aftësitë diplomatike për të gjetur vaksinat për shqiptarët,” shkruan portali

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...