Pashallarët e kuq në Dubai

Diel, 10 Janar 2021 15:40

 

Në media u njoftua lidhur me një darkë të antarëve të rilindjes në Dubai.
Nuk kishte sesi të mungonte Ahmetaj ,Mazniku dhe njeriu që e dend popullin me propagandë nga frengjite e rilindjes dhe të medias së blerë .
Kjo darkë luksoze në kulmin e një situatë të rënduar nga pandemia ,nga varfëria dhe tani nga përmbytjet ,pashallarët e kuq të rilindjes kanë vendosur t'i festojnë këto fatkeqësi të popullit shqiptar në Dubai . Nuk kanë faj që harbohen me luks pasi i kemi toleruar si shoqëri që të arrijnë në këtë pikë . Ky akt nuk është një akt i thjesht , është një akt më i rend se kaq, ajo është pasqyra ku shoqëria shqiptare , drejtësia shqiptare , shteti shqiptar dhe institucionet shohin veten. Shoqëria shqiptare akoma nuk ka dalë përmbi tymnajën e drogës së propagandes rilindjes, drejtësia është e kapur deri në qelizën në të fundit dhe SPAK-u është kthyer qesharak në aneminë e tij , dhe këtë e dëshmoi me dosjet e vjedhjes së votave, kurse shteti shqiptar është i paralizuar me morfinën e sektit të rilindjes.

Kjo darkë është një akt më i rend se ajo që shihet. Pashallarët e kuq vazhdojnë të denden në euro ,dreka dhe darka, shqiptarët vazhdojnë dhe vuajnë nën peshën e varfërisë , nën peshën e borxhit publik , nën peshën e vjedhjeve të Maznikeve, Fushave , Salillareve , Ahmetajve me në krye pashain e Erdoganit Edi Rama .
Grupi i Dubai nuk janë thjesht ca miq që hanë një darkë po janë fytyra e vërtetë e sektit që kete shtet e kete komb e ka kapur për fyti.

 

Modifikuar më Diel, 10 Janar 2021 21:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...