BIRN: PS fiton zgjedhjet me ndihmën e ndryshimeve kushtetuese

Tuesday, 27 Prill 2021 12:06

 

Ndërsa janë numëruar rreth 90% të kutive të votave në rang vendi, socialistët e kryeministrit Edi Rama duken pranë fitores së shumicës së thjeshtë parlamentare, të ndihmuar pjesërisht nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese të tetorit të kaluar. Surpriza e këtyre zgjedhjeve, Partia Socialdemokrate, mund të shërbejë si rezervë deputetësh për socialistët por jo si “kingmaker”.

BIRN

 

LEXO EDHE:
Nuk fitoi mandat në Gjirokastër, Tavo: Gara e pabarabartë, jam fitimtar sepse dhashë zemrën

Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë dhe të paprecedent në zgjedhjet e së dielës duke marrë afërsisht të njëjtën sasi votash me vitin 2017 ndërsa garimi i ndarë i PD dhe LSI i solli atyre mandate të humbura në disa fushëbeteja kyçe.

 

Deri mëngjesin e së martës janë numëruar rreth 90% e kutive të votimit ndërsa numërimi ka qenë veçanërisht i ngadaltë në Tiranë ku mbeten ende 28% e kutive për t’u numëruar, si dhe në Durrës, ku socialistët duket se nuk e arritën dot objektivin e tyre për një mandat të tetë të mbrojtur personalisht nga Edi Rama.

 

Socialistët duket se po fitojnë gati 49% të votave në rang kombëtar si dhe 72-73 mandate parlamentare, me një rritje prej 1.2% në krahasim me katër vjet më parë, kur 47.5% të votave i mjaftuan të fitojë 74 mandate.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve pasi votat e saj u përgjysmuan në krahasim me katër vjet më parë dhe numri i mandateve të fituara ra me tre të katërtat. Sipas rezultatit të përkohshëm të mëngjesit të së martës, kjo parti ka fituar 7% të votave dhe 5 deri në 6 mandate, nga 14% të votave katër vjet më parë dhe 19 mandate.

Partia Demokratike në opozitë dhe aleatët e saj më të vegjël, të cilët garuan në të njëjtën listë deputetësh, pritet të marrë rreth 39% të votave, një rritje dramatike në krahasim me 28% të marra në vitin 2017, por të pamjaftueshme për të kompensuar rënien dramatike të LSI. PD dhe LSI së bashku rezulton se kanë marrë 46.3% të votave, nga 47% që kishin sëbashku katër vjet më parë. Partia Demokratike, e cila bashkë me LSI kthehen në parlament pas dy vjetësh braktisjeje, pritet të ketë 59-60 mandate.

Pjesëmarrja në zgjedhje vijon të mbetet një mister dhe dështim i administrimit zgjedhor. Ndërsa 90% e kutive janë numëruar deri mëngjesin e së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është në gjendje të raportojë se sa ishte pjesëmarrja e përgjithshme në votime. Shifra e fundit e publikuar i përket ditës së zgjedhjeve dhe përbëhet nga raportimet e vetëm 12% të qendrave të votimit.

Fituesi surprizë i zgjedhjeve të së dielës duket se është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Kjo parti ka fituar deri tani 30 mijë vota ose 2.2%, nga të cilat, 16 mijë i ka fituar në Shkodër dhe 9,700 në Tiranë, gjë që sugjeron se ka fituar dy deri në tre mandate. Por socialistët duket se kanë fituar mandatet e nevojshme për të krijuar maxhorancën qeverisëse më vete pa ndihmën e Doshit, i cili dukej se mund të fitonte pozicionin e përcaktuesit të maxhorancës “kingmaker”.

Socialistët morën mandate shtesë në Elbasan e Berat në krahasim me katër vjet më parë ndërsa humbën mandat në Lezhë, Shkodër e Durrës. Mandati shtesë në Elbasan u mor nga elementët lokalë që më 2017 garuan në emër të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe që ka gjasa do të jetë mandati më i debatueshëm i socialistëve për shkak të angazhimit të aluduar të elementëve të krimit të organizuar në zgjedhje.

Demokratët duket se morën mandate shtesë në shumë qarqe të vendit, përfshirë bastionin tradicional socialist të Fierit por këto mandate ishin fituar katër vjet më parë kryesisht nga LSI dhe PDIU.

Garimi më vete i PD dhe LSI në këto zgjedhje pas ndryshimeve kushtetuese të njëanshme të ndërmarra nga Edi Rama i shkaktoi humbje në mandat në Gjirokastër, ku LSI nuk arriti të rimarrë mandatin e Vangjel Tavos.

Modifikuar më E mërkurë, 28 Prill 2021 13:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...