Deklarata e Berishës për rikthimin në krye të PD, Nesho: Ka energji, sepse nuk ndihet fajtor

Saturday, 12 June 2021 09:40

 

Deklarata e një nate më parë e ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk e kushtëzon më veten nga asnjë e drejtë kushtetuese, përfshirë edhe drejtimin e PD-së, ka ngjallur shumë reagime.

Diplomati, Agim Nesho, i ftuar në Rtv Ora e sheh këtë mesazh të Berishës vetëm pak orë para zgjedhjeve të PD si një demonstrim force përballë vendimit të DASH për shpalljen “non grata”.

 

Sipas Neshos, Berisha tregon se nuk ndihet aspak fajtor për akuzat që motivuan vendimin e DASH, aq sa thotë se mund të marrë edhe drejtimin e partisë.

“Është një e drejtë e zotit Berisha, është lider historik i asaj partie, ka një popullaritet shumë të zgjeruar atje, lëvizjen mund ta bëjë se është e drejta e tij. Kjo do të krijonte një momentum tjetër por unë mendoj që PD është brenda një garimi serioz, ndoshta i parakohshëm për arsye sepse ajo që është e domosdoshme dhe ajo që është në interesin publik është çështja a pranohen këto zgjedhje në mënyrë të gjerë nga opinioni publik, a do të ketë reflektim ndaj këtyre zgjedhjeve apo do të ketë një garë se kush do të jetë i pari në PD.

Detyra e opozitës është të pararendë, të krijojë mundësitë që gabimet që ndodhin nga deformimi i vullnetit popullor, vjedhja e votave, vënia e legjitimitetit të institucioneve shtetërore të jetë primare ndaj çdo lëvizje tjetër. Megjithatë është brenda një procesi të rregullt ku katër kandidatë kandidojnë dhe të cilët kanë parashtruar programin e tyre.

Zoti Berisha mund të bëjë të gjitha lëvizjet, mendoj që tregon një të drejtë të tij, tregon që është jo vetëm i prekur nga një vendim jotransparent por nga ana tjetër tregon se ka energji sepse nuk ndihet fajtor. Më tepër ky duhet të jetë mesazhi, unë mund të marr edhe drejtimin. Përveç fitoreve kam pasur edhe dështime por gjithmonë e kam çuar Partinë Demokratike drejt një rruge të konsoliduar perëndimore. Ky është mesazhi në thelb për mua”, tha Nesho

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Politikë

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Kandidati i dale nga primaret qe do te perfaqesoje PD per Bashkine e Vores Indrit Hoxha ka dale me nje thirrje ne rrjetet sociale ku fton qytetaret e Vores dhe te...

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Politikë

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi dje se agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal ka zhvilluar takime edhe në SPAK. “Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më...

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Politikë

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e...