DW: Refugjatët afganë në Shqipëri ende presin vizën amerikane

Hënë, 31 Janar 2022 10:25

 

Mbi një mijë refugjatë afganë që jetojnë në Shqipëri presin që SHBA të miratojë kërkesat e tyre për azil. Shumë kanë frikë se mund të mbeten aty - dhe po shohin se ëndrrat e tyre për një jetë në SHBA po vijnë duke u zbehur.

Gazetarja e DW, Fanny Facsar, ka kontaktuar me një gazetar afgan në Shëngjin, Elyas, i cili vazhdon të qëndrojë në hotelin ku i ka strehuar qeveria shqiptare prej disa muajsh. Elyas tregon se ndihet i pafuqishëm për të ndihmuar dy motrat e tij që kanë mbetur në Afganistan dhe i kanë detyruar të ndërpresin studimet.

Gazetarja e DW është fokusuar tek një Statujë e Lirisë në miniaturë, e cila është ngritur përpara hotelit, duke ua kujtuar përditë familjeve afgane dhe intelektualëve të tjerë të strehuar në këtë hotel se cili është destinacioni i tyre final, por ku rruga ende nuk është hapur dhe supozohej se Shqipëria të ishte vetëm një vend tranzit.

 

Gazetarja Facssar ka shkuar edhe në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë për të mësuar se kur pritet të largohen këta refugjatë nga Shqipëria dhe ka marrë një deklaratë ku nuk nuk kishte asgjë premtuese nga Silvana Banushi, një zyrtare shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...