Turp… shumë turp!

E mërkurë, 09 February 2022 09:55

 

Nga Kastriot Islami - 08/02/2022

Edi Rama po vepron si bandit!

Ai si drejtues i maxhorancës po dëmton rëndë dinjitetin dhe sovranitetin e institucionit më të rëndësishëm të vendit, Presidencës… Përgjegjës konkret është Kuvendi dhe maxhoranca parlamentare që veprojnë tinëzisht si banditë dhe nuk kanë guximin të veprojnë konform Kushtetutës.

Përgjegjësi të madhe duke u bërë pjesë e lojës ka edhe Gjykata Kushtetuese, justifikimi se ka presione që vijnë nga jashtë është banal… nëse ky është i vertetë, Presidenti ka detyrimin për të vepruar në mbrojtje të dinjitetit e sovranitetit të institucioneve kushtetuese!

 

Presidenti ka detyrimin kushtetues për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e institucionit që drejton! Nuk duhet bërë asnjë kompromis në mbrojtje të dinjitetit të institucionit… Presidenca duhet të mbrojë me çdo kosto dinjitetin e saj!

Imagjinoni kur goditja e pashembullt vepron mbi Presidencën se çfarë mund t'i ndodhë qytetarit të thjeshtë!

Prandaj kemi prekur fundin dhe nuk po ndalohet rrokullima drejt shkatërrimit!

Qytetarët duhet të ndergjegjësohen për të keqën e madhe që i kanoset vendit dhe shqiptarëve! Mos e neglizhoni këtë moment, veproni sot se nesër do të jetë jo thjesht vonë, por shumë vonë! Sepse kur cenohen dinjiteti e sovraniteti nuk mbetet më asgjë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...