Ad imageAd image

Berisha: Harta e re gjyqësore në shkelje të Kushtetutës! Sistemi i drejtësisë u shkatërrua nga Soros

1 min lexim

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi këtë pasdite një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.

Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.”-tha Berisha.

 

 

Më tej kreu i PD tha se asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi George Soros.

 

“Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemine drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri.”-deklaroi Berisha

Ndani këtë artikull