Duam demokraci

Tuesday, 03 Prill 2018 12:11

Nga Rudina Hajdari

Tek shikon sekuencat televizive me shkatërrimin dhe djegien e barrierave mbrojtëse për mbledhjen e taksave ne Rrugën e Kombit bindesh plotësisht se kur mungon respekti ndaj institucioneve impersonale dhe nderimi ndaj atyre që qeverisin, kohezioni politik dhe bindja ndaj ligjit janë pothuajse të pamundura për t’u arritur.

Natyrisht që për cilindo krah politik çfarëdo lloj shkatërrimi i pronës është i paparanueshëm dhe do të ketë koston e vet në proceset e integrimit ku jemi përfshirë, por në qoftë se do të mendojmë në mënyrë analitike, gjithë kjo çfarë ka ndodhur dhe çfarëdo ndodhë më pas, ka vetëm një shkaktar; Kryeministrin e vendit dhe qeverinë që ai përfaqëson.

Çdo projekt i kryeministrit është një provokim më vete për të gjithë ata që dëshirojnë të qeverisen sipas motos Europiane perëndimore të dëgjimit të zërit dhe të mendimit të tyre. Do të isha kurioz të njihja dhe të dëgjoja nga afër se cilët janë ata që kanë firmosur në “Dëgjesat publike” që organizohen në të gjitha projektet e kryeministrit dhe të kryetarëve të bashkive ku qeverisin socialistët sepse e kam të konsoliduar tashmë mendimin se ata të cilëve duhej t’ju merrej mendimi në rrugë demokratike janë armiqtë më të mëdhenj të kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Prandaj ka një dhunë të tillë dhe mosbindje civile të shkaktuar drejtë për drejtë nga ai që qeveris vendin. Profani i demokracisë që sot është kryeministër që ka ardhur në pushtet nga forca e inercisë së keqe të diktaturës barbare totalitare është i bindur në thellësi të qënies së tij të sëmurë për pushtet dhe as që nuk e çon nëpër mend që ata për të cilët ka dhënë urdhrin e arrestimit në mes të natës ishin pikërisht ata që në ditët e ftohta të Dhjetorit 90-të, ishin ata që kërkuan, “Duam demokraci” dhe jo “Duam shtet ligjor”, dhe po të shikosh me kujdes, jo liri, jo drejtësi, por demokraci.

Lëvizjet e viteve 1990-ta, në radhë të parë kishin në thelb lëvizjen e të Drejtave të Njeriut. Jo vetëm në Shqipëri por dhe kudo tjetër, gjatë viteve 1990 u bënë përparime të dukshme në krijimin e institucioneve ligjore ndërkombëtare që siguruan mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kjo i dha mundësinë qeverive pasuese që të ishin më të përgjegjshme për shkeljet e  drejtave të njeriut.

Se çfarë ideje kishin njerëzit mbi demokracinë ato ditë marramendëse, dehëse, mund të përfytyrohet saktë nëpërmjet asaj që njerëzit sot e konsiderojnë si jodemokratike apo antidemokratike dhe që si të tillë e hedhin poshtë. Kryeministri që nuk ka asnjë investim në këtë demokraci të dobët që është ngritur me shumë mund në Shqipëri nuk ka në konsideratë që masat shtrënguese për të krijuar një uniformitet në të sjellur, pra rendin publik“të preferuarin e tij” janë antidemokratike.

Përcaktimi i vendimeve politike pa pyetur askënd nëpërmjet një debati publik të udhëhequr prej tij dhe një grupi të specializuar njerëzish, pra qeverisja me përfaqësim është antidemokratike. Dëgjesat e famshme publike janë thjeshtë farsa qesharake për të kënaqur vanitetin e pështirë për të vënë vulën e shkatërrimit të çfarëdo lloj memorie historike dhe kulturore që ka mbetur në këtë vend.

Ndërhyrja në pasurinë private, rishpërndarja nëpërmjet mbledhjes së taksave dhe detyrimeve është antidemokratike. Përqendrimi i pabarabartë i pasurisë dhe i autoritetit dhe ndikimit është antidemokratik dhe shumë të tjera si këto.

Edhe sikur të marrim në konsideratë mendimin e një pale tjetër që argumenton se të drejtat e njeriut janë një koncept perëndimor dhe  si i tillë nuk mund zbatohet në çdo kulture, mendim ky i shfaqur nga politologu, Erik Posner i cili argumenton se e drejta ndërkombëtare është pa dhëmbë, dhe shtetet nuk lidhen me këto traktate të të drejtave të njeriut dhe se të gjitha këto konventa dhe ligjet ndërkombëtare shkelen herë pas here.

Erik Posner favorizon zhvillimin ekonomik si guri parësor për demokracitë më të mira. Sidoqoftë, ky mbetet një debat që është bërë me vite, dhe kritikët e shumtë thonë se kemi plot vende në botë që kanë një zhvillim të lartë ekonomik  por kanë një zbatim të dobët të drejtave të njeriut.

Nga cilado anë që ta mendojmë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i sugjerojmë kryeministrit të ndjekë rrugën e gjatë të studimit të leksioneve të demokracisë perëndimore. Në deklaratat e varfra të kryeministrit opozita akuzohet si frymëzuese që ngërthen në projektin e një shoqërie pa shtet. Por ai harron që me mënyrën e tij të qeverisjes dhe për pasojë me mallkimin antinstitucional që na ka pllakosur na ka lënë të zgjedhim vetëm midis një diktature barbare dhe një kaosi të pafre. Por për të parandaluar edhe njërën dhe tjetrën kryeministri përpara se të arrestojë duhet ta dalë nga strofkulla e zyrës së pushtetit.

Duhet të gjejë kurajën civile dhe të shkojë të takojë së pari banorët e Kukësit dhe të gjithë komunitetit, interesat e të cilëve lidhen me rrugën e Kombit, sepse demokraci liberale do të thotë qeverisje nga populli dhe se vendime të tilla ekonomike mund të merren vetëm me referendum.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 16:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...