“Prej kohësh shtetin e kanë kapur të fortët”/ Analisti Lubonja për ngjarjen e Himarës: Nuk pyet njeri për ligjet! Problemi qëndron tek…

E mërkurë, 03 August 2022 19:06

 

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar reagimet e shumta që ka sjellë ngjarja e rëndë në Himarë ku ish-oficeri i policisë, Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare.

Krahas ngjarjes së rëndë në vetvete, sipas Lubonjës, problemi qëndron tek polici që ka një skaf dhe thyen rregullat.

Në një intervistë për News24, Lubonja u shpreh se prej kohësh shtetin e kanë kapur të fortët që nuk pyesin më për ligje, duke sjellë si pasojë edhe ngjarje të tilla të rënda.

“Pash kryeministrin që quante kafshëri reagimin e opozitës, është kjo një ngjarje rastësore që po e ekzagjerojmë se na duhet, apo ka një fenomen, kjo “kafshëri” është militantizëm apo ka një arsye. Kjo ngjarje është përtej aksidentit. Problemi qëndron në atë që kemi të bëjmë me një njeri të policisë që ka një skaf dhe thyen të gjitha rregullat. Është një individ apo kulturë e atyre që qeverisin?

Këtu prej kohësh, por së fundi është rënduar, shtetin e kanë kapur të fortët, ata që nuk pyesin për ligjin e i vënë koburen policisë si në Elbasan, që kanë bashkëpunim me shtetin dhe ndjehen të sigurt për të bërë arrogantin. Lexova reagimin e Blendi Gonxhes, dhe përshkroi atë që ndodh me ata që i quajti njerëz me zinxhirë floriri në qafë. Është një gjë që e kam jetuar edhe unë edhe pse nuk shkoj kurrë në jug në këtë kohë sepse është dhuna e këtyre të fortëve me akte të tilla, që ngrenë muzikën e s’u thotë askush asgjë.

 

Kam shkuar një herë në Jalë dhe kam marrë makinën në 2 të natës iu ngjita malit ku mund të flija pak në makinë sepse zhurma nga Folie Marine ishte e tmerrshme. Këta janë zotërit e Shqipërisë sot. Kjo i revolton njerëzit. Edhe në Tiranë shihet kjo, zënë vendin e parkimit dhe thonë është i imi, bëjnë ndërtime pa leje, është gjithë kjo atmosferë që e bën më të nxehtë këtë ngjarje dhe jep këtë reagim. mendoj se duhet parë kështu jo vetëm si një ngjarje në vetvete”, u shpreh ai.

Lubonja shtoi se problemi në krijimin e situatave të tilla nuk qëndron në forcimin e ligjeve, pasi ligjet i kemi në nivele europiane, por në faktin që ato nuk zbatohen.

“Nuk është se na mungojnë ligjet, i kemi të standardeve europiane, e vështira është ti respektosh. edhe pse janë ligjet, të fortët e mbështetur nga pushteti nuk pyesin për ligje. Kjo nis nga lart nga kryeministri i pari që nuk pyesin për ligje. Nëse do të bëjmë një analizë më të thellë, më kujtohet: Çdo popull ka qeverinë që meriton. Jo vetëm qeveria është pasqyrë e popullit, por edhe populli mund të bëhet pasqyrë e qeverisë kur ata lart sillen me integritet.

Kur merr kriminelët e mbrohesh prej tyre si në rastin e Elbasanit, ata që shoqëruan Ramën e kërcënuan protestuesit i vunë koburen në kokë policisë, kur sillesh kështu e thua jam krenar për ju, atëherë ata të fortët marrin zemër e të imitojnë ty. Është modeli që jepet nga lart jo se shqiptarët janë vetëm të mirë sepse kanë problemet e tyre, problem është që ata në pushtet vijnë me idenë të luftojnë një kulturë të tillë por janë ata që bëhen promotorë të kësaj kulture dhe bashkëpunojnë më shumë me këta njerëz. Kjo situatë është e rrezikshme”, tha ai

Modifikuar më E Enjte, 04 August 2022 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...