Rama dështoi me “Fundin e Marrëzisë” dhe iu kthye marrëzisë

Saturday, 03 September 2022 10:25

 

Nuk ka njeri që nuk bën lidhje midis botës së krimit dhe botës së lojërave të pasurimit përmes basteve apo lojërave të fatit. Është një shoqëri ku rinia, në vend që të punojë të studiojë, të aftësohet, të profesionohet, shtyhet, t’u kthehet lojërave të fatit dhe basteve. Kur i hoqën lojërat e fatit edhe me një slogan të goditur, “Fundi i marrëzisë” i hoqën me shpresën për të ndërtuar një Shqipëri tjetër. Por rikthimi te to tregon se dështuan totalisht dhe tani i kthehen se i duhen paratë, i duhen për zgjedhje e për të blerë vota. Dhe e kishte thënë edhe Braçe, po thellohet marrëzia. Me marrëzi duhet të kuptojmë këtë papërgjegjshmëri që shoqërohet edhe me ikjen e njerëzve. Rama dështoi me “Fundin e Marrëzisë” dhe iu kthye marrëzisë.

Bastet kthehen për të qarkulluar para të zezë, qarkullimi i parasë është i lidhur me pasurimin e një pjese. Rama e ka bërë monopol qarkullimin e parasë, i qarkullon me një grup njerëzish dhe po tenton përmes kësaj që të kapë dhe klientelë që do financojë partinë për zgjedhje. Nëse Rama ka punuar sistematikisht është pikërisht rritja e klientelës së partisë që do japin edhe shpërblim. Rama kërkon vazhdimisht t’ia marrë klientelën edhe opozitës. Në këtë mënyrë, bastet janë një nga format. Sepse format për të rritur klientelën janë përmes pastrimit të parasë, trafikut të drogës, lojërat e fatit, bastet. Të gjitha janë të lidhura, i gjithë problemi është se nuk kemi transparencë, tani të shohim se çfarë lloj biznesi prodhon para që të dimë gjendjen, por ne nuk e kemi këtë stadium, pra, kjo tregon që ka një polarizim tek një grup i vogël njerëzish. Tani nuk dihet se ku qarkullojnë paratë, kemi rritje të karburantit, por asgjë nuk është e studiuar…

Ndihet nga e gjithë klima se vjeshta do të jetë betejë e madhe verbale të paktën, akuza e ndërakuza dhe regjistrime, priten arrestime. Janë disa probleme që janë në këtë vend, kemi krimin tani si do ta bëjmë, do t’i lëmë të vriten siç thoshte Kryeministri “le të hanë kokën e njëri-tjetrin”. Në një vend si Shqipëria, shteti dhe mafia janë të lidhura. Edhe drejtësia është pjesë e shtetit. Pra, siç është edhe një flotë, nuk mund një e vetme të kthejë të gjithë figurën. Është sistemi i ngritur dhe duhet bërë analiza kush e ka ngritur. Për mua është faktori ekonomik, pra, një ekonomi kriminale dhe faktori politikë, kapja e shtetit nga njerëz që kanë dashur të pasurohen në mënyrë kriminale. Rama është njeriu që ka dashur të sundojë dhe e dinte që duhet të ndiqte logjikën e njerëzve që pasurohen duke vjedhur duke bërë para me drogë. Por ku mund të kapesh për ta ndryshuar? Duhet të kapesh te të dyja anët e medaljes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq / Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj në SIGAL

Aktualitet

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me rreth të kuq / Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj në SIGAL

  Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi. Shqipëria është një...

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

Globi

Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

  Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel. Qeveria...

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Politikë

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

  Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë...