'Mbi 300.000 dollarë të dhëna nga Rilindja në të zezë për të blerë FBI-në'

Tuesday, 24 Janar 2023 10:38

 

Nga Ylli Manjani

220 000 dullaro në dorë +80 000 dullaro te parkingu=300 000 dullaro të dhëna nga Rilindja në të zezë për të blerë FBI-në. Kaq flitet deri tani. Kush e di sa ka ende, se atë të arrestuarin atje e kemi prapë mik...


Dhe nuk është se s'e kanë blerë, me thënë të drejtën.

Na hapën barkun me deklarata "FBI ka thënë..."; "FBI po trajnon prokurorët..."; "FBI kështu... e FBI ashtu.." Nuk po flas këtu për deklaratat FBI-ste, bërë nga të rrjedhurit e njohur të ekraneve politike.

Dhe populli këtu i hëngri të tëra. Helbete FBI ka emër të madh.

Mirëpo ne e paskemi patur mik FBI-në. Madje edhe e paskemi tumllosë n'pare mikun e FBI-së. Dollarë të thata në dorë....

Tani ky SPAK-u do hetojë ndonjë gjë, apo ska kohë se po merret me kallëzimin e rremë të Ulsiut?!

Këtë radhë denoncimi nuk vjen nga Mother Jones (nana e Jones), po nga nana e punës...
---
P.S. Ku është Duçka e kush është Kuçka.

Kjo është çështja!

Modifikuar më Tuesday, 24 Janar 2023 17:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...