CNN: Dosja shqiptare e McGonigal është më e rëndë se ajo ruse! Nuk raportoi marrëdhëniet sekrete me Ramën

Hënë, 06 February 2023 13:05

Në investigim thuhet se FBI është tronditur nga ky skandal, ndërsa kolegët dhe ish-kolegët e Charles McGonigal janë të shokuar. Sipas tyre, McGonigal ishte shumë i respektuar si ekspert i kundërzbulimit dhe për disa shihej si një yll roku i kundërinteligjencës amerikane. 

 
 

CNN jep të dhëna shumë interesante për hetimin, pasi zbulon se FBI nuk e sheh rastin e McGonigal si një rast spiunazhi, por si një rast korruptimi. 

 

Në këtë dritë, CNN raporton se dosja shqiptare, ndryshe nga dosja ruse e oligarkut Oleg Deripaska, është më e rëndë. Kjo për shkak se McGonigal ishte akoma zyrtar i FBI kur u korruptua.

“Për dy vite përpara se të dilte në pension në vitin 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal ua shiti në mënyrë efektive aksesin e tij te zyrtarët e lartë amerikanë, duke u përpjekur të ndërmjetësonte takime për individë nga Bosnja dhe Hercegovina në emër të personit të lidhur më herët me inteligjencën shqiptare.

McGonigal dyshohet se pranoi të paktën 225 mijë dollarë për këtë ndihmë, të gjitha duke gënjyer FBI-në për aktivitetet e tij, duke përfshirë këtu udhëtimet e shumta në Evropë, të paguara nga kontaktet e tij shqiptare dhe të ndërmarra pa informuar FBI-në, si dhe një marrëdhënie të fshehtë që mbante me kryeministrin e Shqipërisë.

Pasi doli në pension në vitin 2018, sipas padisë së Nju Jorkut, McGonigal shkeli sanksionet e SHBA duke marrë pagesa të paligjshme për të ndihmuar Deripaskën në përpjekjen për të hequr sanksionet e SHBA kundër tij dhe për të hetuar një rival politik në Rusi.

Për disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, sjellja e McGonigal ndërsa ai ishte duke punuar në byro, është shumë më e tmerrshme, siç tha një ish-zyrtar i lartë, se akuzat kundër tij në lidhje me Deripaskën, që u zhvilluan pasi ai kishte dalë në pension,” raporton CNN.

Modifikuar më Tuesday, 07 February 2023 10:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...