'Tirana DC', kompania fantazmë që në 4 vjet mori miliarda dhe ka zero kontribut

Tuesday, 18 June 2024 15:57
 
 

Kompania fantazmë “Tirana DC” e krijuar  me insistimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë 3.5 milionë euro nga bashkia e Tiranës.  Gjatë 4 viteve të operimit të saj, kjo kompani, e cila administrohet nga drejtori Mariglen Qato, i arrestuar për aferën “5D”, ka marrë miliarda para,  edhe pse nuk ka ofruar asnjë kontribut.

Nga SYRI TV 

 

Rreth 4 vjet pas krijimit, kompania publike “Tirana DC” ka marrë mbi 3.5 milionë euro nga bashkia e Tiranës, por nuk ka asnjë produkt real ose të dukshëm.

Kompania kontraverse u krijua me insistimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, në nëntor të vitit 2020.

Në atë kohë u tha se kjo shoqëri do të shërbente si një lloj agjenti tregtar i bashkisë së Tiranës për të ndërmjetësuar shndërrimin e pronave publike të lira me sipërfaqe ndërtimore në shërbim të komunitetit.

Por, deri më tani, nuk ka asnjë raportim se cili është rezultati i kësaj shoqërie, e cila duket se ka shërbyer vetëm për të kanalizuar miliona euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës në llogaritë e kësaj kompanie gati fantazmë.

Opozita e kundërshtoi që në krye të herës krijimin e “Tirana DC”, duke akuzuar kryetarin e bashkisë, Veliajn, se do e përdorte si mjet për realizimin e aferave korruptive ose klienteliste.

Këto dyshime u forcuan më tej, kur në krye të “Tirana DC” u vendos fillimisht Redi Molla dhe më tej Mariglen Qato, dy nga drejtorët më të rëndësishëm të bashkisë së Tiranës, të cilët tashmë janë të arrestuar në kuadër të aferës korruptive “5D”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se bashkia e Tiranës ka paguar mbi 360 milionë lekë të reja për “Tirana DC”.

Nga kjo shumë, rreth 66 milionë lekë të reja janë paguar në periudhën nëntor-dhjetor 2020, në formën e kapitalit fillestar të kompanisë.

Ndërsa pjesa tjetër, rreth 300 milionë lekë janë hua që bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë “Tirana DC”, me qëllim mbështetjen financiare.

Deri më tani, nuk është e qartë se sa efektivitet kanë pasur përdorimi i këtyre fondeve, të cilat janë tërhequr nga buxheti i krijuar prej taksave të banorëve të Tiranës.

Nga ana tjetër, duket se arrestimi i administratorit Mariglen Qato, në mars të këtij viti, e ka çoroditur disi kompaninë publike.

Megjithëse Qato qëndron prej 3 muajsh pas hekurave, ai vijon të rezultojë ende administrator në detyrë i kompanisë “Tirana DC”, sipas dokumentrve të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Dukshëm, askush nuk është treguar i vëmendshëm që të njoftojë QKB-në për arrestimin e Qatos dhe zëvendësimin e tij të mundshëm.

Modifikuar më Saturday, 22 June 2024 13:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...