Shkullaku: Dy janë shtyllat që SPAK nuk po i prek dot, krimi elektoral dhe korrupsioni i nivelit të lartë

E mërkurë, 26 June 2024 11:54
 
 
 
 

Analisti Armand Shkullaku i ftuar në SYRI TV, ka treguar dy shtyllat që SPAK nuk po i prek dot. Sipas Shkullakut, ato janë krimi elektoral dhe korrupsioni i nivelit të lartë.

“Janë dy shtylla që SPAK nuk po guxon ti prekë. Kur flas për kontroll politik të SPAK, nuk nënkuptoj se Rama e merr në telefon Altin Dumanin, por është një autocensurë, autokontroll që SPAK ka ndaj pushtetit absolut  që ka kryeministri. E kush është kjo që ata nuk prekin dot kurrë. Një është procedurat që kanë prodhuar abuzimin me miliona euro. Pra nuk shkohet tek procedura. Dhe e dyta është krimi zgjedhor. Të dyja këto SPAK nuk ka guxuar ti prekë. SPAK nuk ka asnjë shqetësim, nëse këta elementë kriminalë, nëse këta përdoren për të ndrushuar vullnetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ky është krimi më i rëndë që i bëhet republikës.

 

Pra nëse bien zgjedhjet dhe SPAK i ka provat, ka bisedat telefonike se si janë përdorur këta elementë nga PS, atëherë dy janë elementët që kanë cënuar sigurinë e Shqipërisë. Zgjedhjet e para dhe e dyta, korrupsioni i nivelit të lartë, sepse ne e dimë se korrupsioni i nivelit të lartë për çfarë bëhet. Ku shkojnë lekët e 5D, në fushtatë, lekët e inceneratorëve, në fushatë. Pra si përdoren këto, sipas motos së Edi Ramës, vjedhim Shqipërinë, për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Është pikërisht kjo skemë për të cilën SPAK u krijua. Ky ishte qëllimim, krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë. Nëse SPAK nuk merret me këto, por merret me familjarë, ke blerë e ke shitur kaq, është banalitet’, tha Armand Shkullaku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...