Fahri Balliu: Miku im s’të them lamtumire,do të jem përdite me ty!

Hënë, 01 July 2024 16:39

Nga Fahri Balliu: 

Miku im s'të them lamtumirë do te jem perditë me ty!

Dite si kjo , që na dha lajmin e hidhur per Kadarene, jane te tilla qe kundershtojne vetë verdiktin e vdekjes.
Kjo vjen nga vëllimi i dhimbjes dhe nga pesha e humbjes të njeriut të vlerë , por , në rastin e Ismailit ka edhe nje shtese, se në thelb verdikti i vdekjes nuk egziston, ai ka lene vepren.
Vepra e tij e mund vdekjen .
Filozofikisht dhe praktikisht do të mungojnë orët e takimit me të, sytë tanë nuk do e shohin më të ecë , të flasë , te shkruaj.
Por ama, në librat e tij mund ti hapim dhe duke lexuar mund të flasim me te, t'i dëgjojme zërin dhe të ndjejmë realisht lumturinë e të folurit me të.
Persjatje te tilla ,burojne nga trashgimia qe ai na la,ne gjallje dhe tani.
Ai u shfaq që në shkreptimat e para letrare si një vetetimë e nje talenti te madh, metafora e tij ju ngjit frymemarrjes së historise aktuale te kombit.
Vepra e tij e zhbëri krimin komunist dhe mesjetën e zymtë të fateve te Shqipërise.
Ai qëntii diamante shqiptare që ishin fshehur në qymyrin e zi të kohes dhe solli "Prillin e Thyer". Ai nuk shkruajti, por gjakoi një vepër si" Gjenerali i Ushtrise së Vdekur" që tregoi se ky komb i vogël ishte në anën e madhe te aleancave shpetimtare të globit qe nga Lufta e Dyte Boterore.
Ai na e solli Skënderbeun nga historia , në cdo shtëpi me "Kështjellën " që ishte në të vërtetë , shtëpia e përjetshme Shqiptare.
Ai lëshoi jataganin e metaforës së tij kundër diktatures komuniste në thelbin e zi te saj me "Nënpunesi i Pallatit të Endrrave".
Në tërë eposin Kaderean, Kosova , kjo motër fatkeqe e Shqiperisë , që ra në duart e burokracisë dhe turpit të dështakëve politikanë te fillim shekullit 20- të , dhe për këte arsye mbeti nën Serbi , me vuajte, vrasje dhe spastrim etnik, mbeti objektiv madhor i veprës letrare te Ismailit, dhe i veprimtarisë së tij kombëtare.
Në prag të luftës së bombardimit të Beogradit nga aleanca e NATO-s , ai u bë në Paris dhe në të gjithë botën , tribunë dhe referencë për cështjen e Kosovës .
Në ate kohe botoi ne shtepine botuese Fayard, librin e jashtezakonshem me dokumenta dhe fakte arkivore te shkencatarve Kroate, "Spastrimi Etnik".
Ketij libri ai i bëri parathënien dhe e solli te Shtepia Botuese "55", ku ne e kemi ribotuar disa herë.
Ishte ky Kadare , që me arratisjen e tịj i dha goditje në ballë diktaturës dhe mbështeti që nga ajo orë , me mish e me shpirt levizjen studentore dhe pluralizmin që kishte ënderruar gjithe vepra e tij.
Ai ishte nje ushtar i madh i atdheut te tij ,ai nuk jetoi asnjë cast per veten e tij, sepse vepra qe bente dhe qe mbeti ka permasat qe i lyp shoqeria shqiptare ,atdheu i shqiptarëve.
Shqiperia jonë , është ende e copëtuar , ende e rrezikuar nga politikangjizet që e vjedhin duke u fshehur pas oratorisë skizofrenike dhe rryshfeteve që shpërndajnë për ta sunduar dhe këputur lulen e Ballkanit..
Vepra, vepra që ka lënë ai duhet te mbushi orët e mesimit dhe të edukimit të rritjes të femijve tane ,nipërve tanë dhe nese do ti kemi syte atje do te shpetoje Shqiperia.
Nese s'do t'i ndahemi librit që ai la, veprës qe ai la, do te jetë i gjalle per secilin nga ne.
Atehere do të kemi shpresë se Shqipëria ka të ardhme.
Miku im , s' të them kurrë lamtumire, do te jem përdite me ty.

Modifikuar më E mërkurë, 03 July 2024 13:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...