Ad imageAd image

Klevis Balliu: Qeveria e Edi Ramës braktis Preshevën dhe Bujanovcin.

1 min lexim

Nga Klevis Balliu:

Qeveria e Edi Ramës braktis Preshevën dhe Bujanovcin.

Politika thellësisht pro serbe e kryeministrit Rama , bën që qeveria e tij këto ditë të mos përkrahë dhe mbështesë protestën jetike te shqiptarëve të kësaj zone , te cilet po diskriminohen nga Vuçiçi , si në mesjetë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Popullsia aty vuan për punësim dominohet nga një shtypje e fortë e pushtetit, vuan nga mungesa e investimeve.

Rinia është e braktisur totalisht, atje nuk lejohen libra ne gjuhën shqipe të historisë , gjeografisë , gjuhes, e nuk njihen diplomat . Ky është i vetmi teritor në botë ku të drejtat e shqiptarëve jane ne nivel poshtërimi dhe pushtimi ushtarak.

Ndërkohë që është e nevojshme hapja e një konsullate shqiptare, qeveria Rama, nuk mbështet as protestën e këtyre bashkatdhetareve.

Braktisje e turpshme dhe e padëgjuar.

Ndani këtë artikull