Ad imageAd image

Basha me artistët: Rama po asgjëson një vatër të mendimit të pavarur, PD kundër kullave te Teatri Kombëtar

2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një takim me artistët dhe aktorët e Teatrit Kombëtar. Ai shprehu mbështetjen e plotë ndaj kërkesave të tyre që prej disa javësh kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Pas takimit të zhvilluar në selinë e PD-së, Basha tha se që nga dita kur Edi Rama është ulur në karrigen e ministrit të Kulturës ka pasur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullat.

 “Jemi të revoltuar për rikthimin e këtij projekti që daton që nga koha kur Edi Rama është ulur në karrigen e ministrit të Kulturës. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.  Ajo që Rama po bën është korruptive dhe kriminale, ndërsa qëndresa e artistëve është e drejtë. Diskutuam për gjendjen katastrofike për artin dhe kulkturën, do të propozojmë një pr/ligj për artin dhe kulturën, i cili do të hartohet  bashkë me artistët, dhe do e mbrojmë me çdo çmim, në sallën e Parlamentit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Artistët dhe aktorët po nëpërkënben nga një kryeministër që urren artin, mendimin e pavarur, mendimin ndryshe.

Rama po asgjeson një tjetër vatër të mendimit të pavarur.  Janë akte bolshevike për të asgjesuar një elitë kombëtare, e cila frymëzon brezat.  Rama synon të centralizojë gjithçka. Ligji i propozuar për artin dhe skenën është stalinist”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Basha.

Ndani këtë artikull