Ad imageAd image

Basha viziton biznesin privat në Shkodër: Punësimi dhe rritja e pagave, prioriteti ynë më i madh

1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në kuadër të turit kombëtar “Po të dëgjoj”, vizitoi sot një sipërmarrje private në qytetin e Shkodrës.

Teksa citon një pjesë nga plani ekonomik i partisë që drejton, Basha shprehet se, punësimi dhe rritja e pagave mbeten prioriteti më i madh.

“Takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër. Plani ekonomik i PD do ta lidhë arsimin me tregun e punës. Sipërmarrja përfshirë bizneset #smart dhe #inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa, lehtësim dhe jo ngarkesë. Punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh! #ditëmëtëmira #PotëDëgjoj”, shkruan Basha në postimin e tij të rradhës.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull