Ad imageAd image

Berisha: Betejën e kemi me Edi Ramën, e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne

1 min lexim
 

Kreu i demokratëve, Sali Berisha theksoi se betejën finale opozita e ka kryeministrin Edi Rama.

‘Betejën e kemi me Edi Ramën, e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne’, theksoi Berisha në përfundim të fjalës së tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Duke përshëndetur edhe njëherë  të gjithë komisionerët, vëzhguesit e opozitës në zgjedhjet e Himarës, u bëj thirrje të numëroni me ndershmëri çdo votë.

Të vlerësoni me ndershmëri çdo fletë votimi.

Nuk jemi ne si ata, ne jemi ndryshe, ne respektojmë votën, ne nderojmë zgjedhësin.

Betejën e kemi me Edi Ramën, betejën e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne, do ta fitojmë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull