Ad imageAd image

Berisha: Hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh

2 min lexim

Gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli edhe për rritjen e rrogave, duke u shprehur se, hapi i parë dhe prioritet do të jetë vendosja e minimumit jetik.

‘Tani kam një problem me rendin e ditës. Çështja e rrogave.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush.

Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik.

Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro.

Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik.

E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur.

Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij.

Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme.

Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik.

Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Ndani këtë artikull