Ad imageAd image

Debati në PD, Murrizi nxjerr ‘të fshehtat’: Pas mbetjeve spitalore fshihet Kruja dhe Topollaj, tek inceneratorët Ridvani

1 min lexim

Ka një anë të panjohur edhe për Partinë Demokratike për lidhjet okulte me segmente të caktuara të qeverisë.

Një pjesë të saj e ka zbuluar deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, në mbledhjen e grupit parlamentar.

Murrizi ka nxjerrë në pah disa të vërteta ‘të hidhura’ për PD-në, në lidhje me disa ish-zyrtarë të saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

“…Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administrator e kësaj kompanie (që trajton mbetjet spitalore dhe u investigua nga një televizion) është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj firme është vëllai i deputetit Keltis Kruja dhe vëllai i deputetes Reme Lala…

Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017 kur ne ishim në çadër…ndërkohë që tenderi është marrë në dhjetor 2017.

Gjithashtu edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administrator kryesor në inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Atëherë për çfarë standardesh flasim?”,– ka thënë Murrizi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull