Ad imageAd image

E fundit/ Opozita braktis Kuvendin, takim i përbashkët PD-LSI në selinë blu

1 min lexim

Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e sotme plenare, pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kryedemoratit Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit, ky i fundit hodhi akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm, duke u shprehur se vëllai i tij është dënuar në Itali për trafik droge.

Fill pasi kanë lënë ambientet e Kuvendit, deputetët e PD dhe LSI i janë drejtuar selisë blu, për të zhvilluar një takim të përbashkët.

Ende nuk dihet se çfarë do të vendosin deputetët e PD dhe LSI, lidhur me vijimin e aksionit opozitar.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull