Ad imageAd image

Ham ham ham Kumbaro! Lidhi qentë o moj qene, se ta hëngrën turisten në Vlorë! – Për të qarë e për të qeshur!

1 min lexim
Në Vlorë, një turiste e huaj ka parë tmerr me sy këtë mëngjes se e kanë kafshuar jo qentë e rrugës, po qentë e bulvardit kur po bënte vrap në zonën e Lungo Mares.
 

Turistja është kafshuar në këmbë, siç duket dhe nga pamjet. Ajo po vraponte, por duket se qenve u është dukur armiqësore dhe jo një, por katër prej tyre e kanë ndjekur. E frikësuar sa s’bëhet, vajza e ka shtuar vrapin për të shpëtuar.  

 

Ndërsa i merrej fryma, dëgjonte një qytetar që i thërriste në shqip:  Mos vrapo,  se të ndjekin më shumë!

Mirëpo turistja, që s’i duket nuk qe stërvitur mirë për ata qen të rrahur nga era e shiu rrugëve të Vlorës,  nuk i ka shpëtuar kafshimit në këmbë.

Vlonjatë dhe të tjerë aty afër, të gjindur si askush në botë kur ke hall, i kanë dhënë ndihmën e parë duke ia dezinfektuar plagën me raki!

Ministres së Kultures, Mirela Kumbaro, mbeten t’i këndojnë nja dy këngë labçe: “Lidhi qentë, ti moj qene”, se t’i hëngrën turistët! Kjo është Shqipëria, për të qarë e për të qeshur!

Ndani këtë artikull