Ad imageAd image

Interpelanca për vrasjen e Martinit/ PS braktis sallën e Kuvendit, ikën dhe ministrja: Na ofenduat Braçen

1 min lexim
 

Deputetët e mazhorancës dhe ministrat e saj braktisin sallën e Kuvendit.

Gjithçka ndodhi në nisje të interpelancës për vrasjen e Martin Canit. 

Socialistët përdorën si pretekst fjalën e deputetes demokrate, Ina Zhupa.

Sipas tyre, Zhupa ka përdorur fyerje ndaj deputetit socialist, Erion Braçe.

“Erion Braçe, t’u rrit boja, sa shumë m… të ha goja”, ishte shprehja e Ina Zhupës drejtuar deputetit Erjon Braçe pasi ai e ofendoi duke i thënë ruse.

Sallën e braktisi edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur në interpelancë.

Ndani këtë artikull