×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

“Nuk mund të ketë seancë normale pa u liruar kuksianët dhe shporrur Rama”

E Enjte, 12 Prill 2018 12:32

Nëpërmjet një statusi në Facebook në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, partia më e madhe opozitare në vend deklaron se indiferenca e opozitës do të ishte fuqia më e madhe e plaçkitësve të inkriminuar si Edi Rama.
“Njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i këtij parlamenti që ka treguar se nuk ka problem as vrasësit, as përdhunuesit, as kriminelët, por nuk mund të tolerojë ata që ngrejnë zërin për të drejtat dhe dinjitet. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan kuksianët dhe shqiptarët në burg. Indiferenca, heshtja jonë janë fuqia më e madhe e plaçkitësve të inkriminuar si Edi Rama. Padrejtësia ndaj kuksianëve është kërcënim për drejtësinë në çdo cep të Shqipërisë. Është njësoj për ata që iu prishën shtëpitë, që u hoqën nga ndihma ekonomike, për bizneset e vogla dhe mijëra shqiptarëve të tjerë. I bëj thirrje çdo shqiptari që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim. Reagimi i secilit do të jetë goditje fatale për këtë regjim grabitqaro-kriminal që kemi në krye të vendit. Nuk ka për të pasur procedim normal të Parlamentit pa larguar Ramën nga salla, njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai do të largohet, ai do të mbajë përgjegjësi për këtë fyerje, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë vendit”, thuhet në faqen zyrtare të PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...