Prej dy ditësh rruga dhe sheshi i ri (i krijuar enkas për klientët) te “Komuna e Parisit” në Tiranë, janë zografisur me ngjyra dhe vizime të shtrembër nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Pas një asfalti tipik elektoral dhe me cilësi skandaloze, si dhe vendosjes së tapetit me bar artificial nga Kina, me urdhër, punëtorët e bashkisë i kanë bërë rrugës edhe “tualetin” e fundit, përpara se Lali Eri të vijë dhe ta shes edhe këtë paçavure urbane si një tjetër sukses i Bashkisë.
Por me taksat e qytetarëve, rrugës “Komuna e Parisit” jo vetëm që i ndërrojë prioriteti, duke ia kaluar atë një blloku pallatesh të klientëve të bashkisë, por edhe ju shtuan disa ishuj betoni fare të papërshtatshëm që rrezikojnë jetën e drejtuesve të automjeteve, por edhe këmbësorëve.
Megjithatë, ashtu siç ka vepruar në të gjitha rastet e punëve publike në kryeqytet, ku nuk ka pyetur asnjëherë qytetarët, Bashkia e Tiranës, po merret me “kurimin e detajeve” të fundit, të një prej investimeve që ajo e konsideron si më të rëndësishmit në Njësinë 5, sikurse është ndërtimi i rreth-rrotullimit.
Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka hapur punime njëkohësisht në 7 segmente rrugore që shtrihen dhe kufizohen me rrugën “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, “Skënder Luarasi”, “Grigor Heba” dhe “Gjik Kuqali”./55news.al/