Kryeministri Edi Rama pritet që të jetë ditën e nesërme në Shkodër, ku do të ketë disa takime me drejtues të këtij qyteti. Por, takimI vjen në një kohë, ku edhe pse Shkodra për disa ditë ka qenë e përmbytur, Ramës nuk i ka rëNë ndërmend që të shkojë atje, për të parë nga afër situatën.
Lidhur me këtë vizitë, ka reaguar edhe kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka sulmuar Ramën duke e cilësuar si njeri pa moral dhe i turpshëm.
“Kryeministri në Shkodër???? Çfarë zgjyre morale.
Kur u përmbyt Shkodra dhe shkodranët ishin në ditë të hallit, kryeministri siç e ka zakon u fut vrimave dhe nuk shkeli në Shkodër, por bënte turizëm në Vlorë.
Sot shkon në Shkodër?? Vendin e parë në botë në klasifikimin e paturpësisë ky kryeministër e ka hak.
Paturpësia është llum dhe zgjyrë morale. Shpjegojani kryeministrit të lumtur në paturpesinë e vet.”, -shkruan Vasili në profilin e tij në ‘Facebook’. /55News.al/