Të rinjtë e Partisë Demokratike në një protestë simbolike i kanë vendosur Edi Ramës një tra, të cilin duhet ta kalojë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel.
Protesta është organizuar nga FRPD gjatë mesditës së sotme.
Të rinjtë e FRPD-së janë tubuar në hyrje të Surrelit, ku kanë vendosur traun, ashtu siç edhe Rama kërkon të vendosë tra për të kaluar në Rrugën e Kombit.