Ad imageAd image

VIDEO/ I vunë traun, Edi Rama hakmerret ndaj FRPD-së dhe LRI-së

1 min lexim

Rama vijon me arrestime dhe hakmarrje për çdo protestë të organizuar kundër tij. Kryetari i FRPD Belind Kellici dhe Kryetarja e LRI-se Floida Kërpaçi janë  shoqëruar në komisariatin e policisë nr. 4 në Tiranë, pas protestës në Surrel

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim kanë ndërmarrë një tjetër aksion sot kundër kryeministrit Edi Rama. Ata kanë shkuar në Surrel ku kanë vendosur një tra përpara shtëpisë së kryeministrit Rama.

 “Ta paguajë edhe ai rrugën se duhet të mirëmbahet”, janë shprehur të rinjtë. Ky veprim, i pari i këtij lloji pranë shtëpisë së një kryeministri, vjen në shenjë proteste kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Në aksion nuk kanë munguar as thirrjet “Rama ik!”

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull