“Kush mbështet drogën nuk arrestohet, ata që ngrihen kundër taksave i arreston policia e gangsterëve”, kështu e ka cilësuar kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ndalimin e të rinjve të FRPD dhe LRI, pas protestës së tyre në Surrel. Vasili thotë se policia për faqen e zezë të saj ndalon të rinjtë dhe jo trafikantët.
Komenti i Petrit Vasilit
Faqe e zeze e policise arreston te rinjte jo trafikantet.
Policia per faqen e zeze te saj ndalon te rinjte se protestojne per taksat perpara shtepise se kryeministrit ne Surrel.
Kurse nuk ju ben gjë prej gjëje atyre qe bllokojne rrugen perpara parlamentit dhe protestojne per te mbeshtetur ish ministrin e brendshem te akuzuar per trafik droge dhe krim te organizuar.
Kush mbeshtet drogen nuk arrestohet nga policia, kurse ata qe ngrihen kunder taksave i arreston policia e gangstereve.
Kete polici nuk ka veting qe e pastron se eshte qelbur peshku nga koka.
Dita e perplasjes finale me keta mbeshtetes te droges e krimit eshte shume afer....