Moment i ndryshimeve pozitive, Mogherini flet përpara vizitës në Tiranë

Premte, 13 Prill 2018 17:12

Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini ka folur përpara nisjes së vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor më 17 prill, ku do të ndalet edhe në Tiranë. “Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interseit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Mogherinit. Pas Tiranës, më 18 prill ajo do të vizitojë Shkupin.

Login to post comments