Skandal/ Erjon Veliaj futi njeriun e vet në Komisionin që pastron Sistemin e Drejtësisë

Premte, 13 Prill 2018 17:35

Një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që bën vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99.

Nga listat zgjedhore, të publikuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se Roland Ilia kërkoi votat e shkodranëve në vitin 2009 kundër qeverisë së Sali Berishës, për partinë e drejtuar nga Erion Veliaj.

Ndërmarrja politike rezultoi një dështim, pasi nuk fitoi asnjë deputet.

 

Siç dihet, ish kreu i G99, Erion Veliaj u zgjodh deputet 4 vjet më vonë nga listat e Partisë Socialiste, ndërsa Roland Ilia zhveshi kostumin e politikanit për të vazhduar punën si avokat dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Ilia u rikthye në jetën publike si kandidat për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit gjatë kohës kur përzgjidheshin juristët për këtë strukturë.

Kaloi filtrat e kuvendit dhe sot është një nga vendimmarrësit e KPK për karrierën e gjykatësve dhe prokurorëve.

Sita e Vetingut rezultoi shumë e imët për dy gjykatësit, Besim Trezhnjeva i Apelit në Durrës dhe Fatos Tushen i Gjykatës Kushtetuese. Janë dy gjykatësit, që u flakën jashtë sistemit të drejtësisë për një arsye të rëndë, siç është mosjustifikimi i pasurisë.

Në ligj parashikohet që gjykatësve dhe prokurorëve do t’i kontrollohet jo vetëm pasuria, por edhe vendimet që kanë dhënë, lidhjet miqësore, dyshimet për të kaluarën etj.

Gjasat janë që sistemi të “pastrohet” nga shumë të korruptuar apo njerëz me integritet të dyshimtë.

Vendimet merren në shkallën e parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një strukturë me 12 anëtarë, të zgjedhur nga parlamenti.

Është ky komision që vlerëson nëse një gjykatës apo prokuror, është i denjë apo jo për “drejtësinë e re”.

Por kush e kontrollon Komisionin?

Pyetja duhet të jetë në mendjen e qindra gjykatësve dhe prokurorëve, por asnjë prej anëtarëve të KPK (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) nuk ka kaluar në një seancë vetingu publike, si kjo që i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët.

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 17:43

Video

http://www2.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuvend/2009/subjekte/listat_sh.emerore.htm
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...