Të rinjtë e FRPD në Berlin: Qeveria, tentativë për blerjen e negociatave

E Enjte, 21 June 2018 17:31

Drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike po zhvillojnë një vizite zyrtare ne Berlin. Axhenda e tyre nisi me takime me drejtues të Konrad Adenauer Stiftung dhe me bashkëbisedimin e me Florian C Feyerabend, Drejtori për Europën Juglindore pranë fondacionit KAS. Sipas kreut të FRPD, Belid Këlliçi, mësohet se “zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet rinia duke nisur nga situata ekonomike, arsimi e deri tek emigrimi, organizimi i Akademisë Politike të FRPD, si dhe ikja e trurit nga Shqipëria, ishin temat në qendër të bashkëbisedimit”.

Postimi i plotë i Belind Këllicit në ‘Facebook”

Se bashku me sekretarin e pergjithshem te FRPD Grigels Muçollari dhe sekretarin e mardhenieve me jashte Besart Xhaferri, po zhvillojme nje vizite zyrtare ne Berlin. Axhenda jone nisi me takime me drejtues te Konrad Adenauer Stiftung dhe me bashkebisedimin tejet te frytshem e bashkepunues me Florian C Feyerabend, Drejtori per Europen Juglindore prane fondacionit KAS.

Zhvillimet politike ne Shqiperi, sfidat me te cilat perballet rinia duke nisur nga situata ekonomike, arsimi e deri tek emigrimi, organizimi i Akademise Politike te FRPD, si dhe ikja e trurit nga Shqiperia, ishin temat ne qender te bashkebisedimit. Nderkohe gjithashtu shpreha shqetesimin per krimin qe ka kapur shtetin, korrupsionin e perhapur ngado dhe pastrimin e parave te droges ne investime publike. Folem per te rinjte te cilet shohin si shprese vetem emigrimin per shkak te papunesise si dhe kriminalizimit te shtetit si dhe tarifat e paperballueshme te edukimit te larte .

Fatmir Xhafaj dhe Sajmir Tahiri peshku i madh per cdo nderkombetar, po mbajne nderkohe peng integrimin e vendit ne BE. Absurde eshte dhe kerkesa e qeverise shqiptare per te blere hapjen e negociatave dhe heshtjen e Europes per Xhafen e Tahirin dhe shitblerjen e votes, me pranimin e 600 mije refugjateve Siriane.

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 17:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...