Ad imageAd image

Tronditëse/ Zbulohen 10 kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave

2 min lexim

Hapja e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është një nga temat më të nxehta të politikës shqiptare, duke qenë se 28 qershori, data për dhënien e vendimit, po afron.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar 10 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Ai thotë,  se të dhënat janë të sakta dhe janë marrë nga burime të mirëinformuara në Bundestag.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas këtij dokumenti që pritet të publikohet së shpejti, kërkohet që Shqipëria para hapjes së negociatave duhet të plotësojë 10 kushte:

1- Votimin e reformës zgjedhore
2- Vetingun e të paktën të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të apelit e sipër
3- Ndjekjen penale të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që gjenden në shkelje të ligjeve gjatë vetingut
4- Ndjekjen penale dhe dënimin për korrupsion dhe trafiqe të zyrtarëve të lartë.
5- Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit të drogës në vend.
6- Luftën me rezultate konkrete te krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve!
7- Ngritjen dhe funksionimin e SPAK
8- Ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë!
9- Zbatimin e reformës zgjedhore
10- Funksionimin normal të shtetit ligjor.

“Ky eshte dekalogu i kushteve qe ka vendosur Gjermania per hapjen e negociatave me Shqiperine. Cdo njeri qe lexon kete dekalog e ka te qarte si drita e diellit se me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim, nuk ka hapje negociatash por vetem kushte, dyfishim kushtesh dhe bllokim! “, shkruan ish lideri i Partisë Demokratike.

Ndani këtë artikull