Ata të dy janë një ndër çiftet më të pëlqyera në Shqipëri, teksa pak ditë më parë na kënaqën të gjithëve me lajmin se kanë vendosur të martohen pas disa vitesh lidhje.
Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lindi Islamin, ndërkohë që këngëtarja na ka habitur të gjithëve me deklaratën e fundit.
Në një postim në Instagram, Venera ka treguar se ajo dhe Lindi po mendojnë një mënyrë për të organizuar një dasëm ku të ftojnë të gjithë ndjekësit e tyre.
“Ju falem'nderoj pafund per urimet e sinqerta dhe kerkoj ndjese sepse e kam te pamundur per t'ju kthyer pergjigje te gjitheve.
Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet te mendojme nje mundesi qe t'ju kemi te ftuar te gjiiiitheve ne dasem.
P.S: Ndiqni dashurine,jo luksin.Kur ke dashurine i ke dhene pergjigje cdo situate”, ka shkruar këngëtarja.
Do të ishte super apo jo?