Në një javë tre skandale brenda qeverisë “Rama”, çfarë po ndodh?

Saturday, 30 June 2018 13:05

Skandalet e qeverisë së Ramës nga dita në ditë po thellohen gjithmonë e më shumë. Vetëm brenda kësaj jave tre skandale të rënda kanë shpërthyer nga kabineti qeveritar.

6 ditë më parë tërhoqi vëmendjen e medias çështja e 3.4 milionë eurove të cilat u gjetën në dy “Toyota Yaris”. Milionat e gjetura në këto makina kishin lidhje të drejtëpërdrejtë me deputetin e Ramës, Taulant Ballën. Balla ka njohje të afërta me Alfred dhe Elvis Vladin personat e përfshirë në këtë pastrim parash.

Skandali i dytë është audio-përgjimi i drejtorit të Aluizmit, Artan Lames, gjatë mbledhjes me nënpunësit e tij. Lame u kërkon  në mënyrë urdhëruese punonjësve të tij të ndihmojnë deputetët në zgjedhje. Më tej drejtori i Edi Ramës i detyron ata të punojnë edhe ditën e shtunë ndryshe pushohen. Ky përgjim i publikuar ditën djeshme është realizuar para zgjedhjeve.

Dhe skandali i fundit deri më tani për këtë javë, theksohet deri tani pasi java ka edhe një ditë për tu mbyllur dhe nga kjo qeveri çfarë nuk pritet, është ajo e vrasjes/ vetë-vrasjes të shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës.

Para pak minutash u bë publik njoftimi se shoferi i Xhafajt është gjendur i vrarë në makinën e tij para Gardës së Republikës. Policia u munduar ta manipuloj rastin duke e quajtur vetëvrasjë, por në fakt dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje kriminale.

Qeveria “kriminale” s’ka të ndalur me veprimtaritë e saj të pastrimit të parave, korrupsionit, kërcënimit dhe për ta finalizuar me ditën e sotme me vrasjen e shoferit të misnistrit./55news.al

Login to post comments